KONTROLLI I LARTË I SHTETIT, VERIFIKIM PARAPRAK

Komiteti i Përhershëm i Pranimit në përputhje me përcaktimet e ligjit nr. 152/2013, ”Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar dhe VKM-së nr. 243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar,

KONSTATOI:

Për vendin e lirë të publikuar përkatësisht për:

– Për 1 (një) vend në pozicionin “Auditues i Parë” në Departamentin e Auditimit të Shoqërive Publike dhe Investimeve të Huaja – diplomuar në Master Shkencor në Shkenca Ekonomike, morën pjesë kandidatët:

1. Artan Bulku

2. Artur Halilaj

3. Eldi Çuko

Ka marrë pikët e nevojshme për të kaluar në fazën e intervistës së strukturuar me gojë kandidati:

1. Eldi Çuko

– Për 1 (një) vend në pozicionin “Auditues i Dytë” në Departamentin e Auditimit të Teknologjisë së Informacionit – diplomuar minimumi në Master Profesional në Shkenca Inxhinierike/Shkenca Kompjuterike (Inxhinier Ndërtimi, Gjeologji, Hidroteknikë, Matematikë, Informatikë, Telekomunikacioni, Kompjuterike, morën pjesë kandidatët:

1. Flora Muça

2. Irzena Spaho

3. Laurent Dedja

Asnjë nga kandidatët nuk ka marrë pikët e nevojshme për të kaluar në fazën tjetër të procesit të rekrutimit.

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 23.05.2025 ora 10:00, në ambientet e KLSH-së.

Ankesat për rezultatet e testimit me shkrim mund të bëhen brenda 5 ditëve kalendarike pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Kontrollin e Lartë të Shtetit