Drejtoria e Burimeve Njerëzore, në zbatim të përcaktimeve të ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, VKM-së nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionin vakant në KLSH të shpallur me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH nr. 31, datë 04.03.2025:
1. Për 1 (një) vend në pozicionin “Auditues i Parë” në Departamentin e Auditimit të Shoqërive Publike dhe Investimeve të Huaja – diplomuar në Master Shkencor në Shkenca Ekonomike.
2. Për 1 (një) vend në pozicionin “Auditues i Dytë” në Departamentin e Auditimit të Teknologjisë së Informacionit – diplomuar minimumi në Master Profesional në Shkenca Inxhinierike/Shkenca Kompjuterike (Inxhinier Ndërtimi, Gjeologji, Hidroteknikë, Matematikë, Informatikë, Telekomunikacioni, Kompjuterike).
Në përfundim të procesit të verifikimit,
KONSTATOI:
1. Për pozicionin 1 (një) “Auditues i Parë” në Departamentin e Auditimit të Shoqërive Publike dhe Investimeve të Huaja, plotësojnë kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin kandidatët:
1. Artan Bulku
2. Artur Halilaj
3. Eldi Çuko
2. Për pozicionin 1 (një) “Auditues i Dytë” në Departamentin e Auditimit të Teknologjisë së Informacionit, plotësojnë kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin kandidatët si vijon:
1. Daniela Lleshaj
2. Flora Muça
3. Irzena Spaho
4. Laurent Dedja
Testimi me shkrim për pozicionet e mësipërme do të zhvillohet më datë 09.04.2025, ora 11:00 në ambientet e KLSH-së.
Ankesat për rezultatet e verifikimit paraprak të bëhen brenda 5 ditëve kalendarike pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore.