Komiteti i Pranimit në përputhje me përcaktimet e Ligjit 152/2013,”Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar dhe VKM-së nr. 243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar,
KONSTATOI:
Për vendin vakant të shpallur “1 (një) Auditues i Parë në Departamentin e Auditimit të Institucioneve Qendrore” – diplomuar në Master Shkencor në Shkenca Juridike, morën pjesë kandidatët:
1. Elianda Rrapaj
2. Lorena Liçi
3. Margen Madhi
Ka marrë pikët e nevojshme për të kaluar në fazën e intervistës së strukturuar me gojë kandidati:
1. Lorena Liçi
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet ditën e mërkurë më datë 18 tetor 2023, ora 10.00 në zyrat e KLSH-së.
Ankesat për rezultatet e testimit me shkrim mund të bëhen brenda 5 ditëve kalendarike pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Kontrollin e Lartë të Shtetit.