Kontrolli i Lartë i Shtetit njofton se Komiteti i Pranimit, bazuar në përcaktimet e ligjit nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, si dhe VKM-së nr. 243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar, në përfundim të procedurave të ndjekura për plotësimin e vendeve të lira në KLSH,
VENDOSI:
Për vendet e lira të shpallura përkatësisht,
– 2 (dy) vende në pozicionin “Auditues i I (Parë)/Specialist në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit”, të diplomuar në MSHC Shkenca Kompjuterike, Informatikë, Inxhinieri Matematike dhe Informatike, të shpallë fitues kandidatët,
1. Z. Juxhin Tashi
2. Znj. Rovena Deda