KONTROLLI I LARTË I SHTETIT, SHPALLJE FITUESI

Kontrolli i Lartë i Shtetit njofton se Komiteti i Përhershëm i Pranimit, në përfundim të procedurave të ndjekura për përzgjedhjen e kandidatëve fitues përkatësisht;

 

I. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i II (Dytë) në Sektorin e Auditimit të Njësive Vendore të Nivelit të Dytë, në Departamentin e Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore – kërkesat për kandidatët e vendeve të lira të punës janë: Të zotërojnë diplomë të nivelit Master Shkencor/Master Profesional Shkenca Shoqërore.

 

Duke vlerësuar të gjithë dokumentacionin e konkurrimit, bazuar në Ligjin nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, në VKM nr. 243, datë 18. 03. 2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive“ i ndryshuar,

 

VENDOSI:

 

I. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i II (Dytë) në Sektorin e Auditimit të Njësive Vendore të Nivelit të Dytë, në Departamentin e Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore – kërkesat për kandidatët e vendeve të lira të punës janë: Të zotërojnë diplomë të nivelit Master Shkencor/Master Profesional Shkenca Shoqërore, të shpallë fitues:

 

1. Eda Dema

Kontrolli i Lartë i Shtetit njofton se Komiteti i Pranimit për Ngritje në Detyrë, në përfundim të procedurave të ndjekura për përzgjedhjen e kandidatëve për pozicionet:

 

I. 1 (një) vend Auditues i I (Parë) në Departamentin e Auditimit të IT;

II. 1 (një) vend Auditues i I (Parë) në Sektorin e Auditimit të Njësive Vendore të Nivelit të Parë, në Departamentin e Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore;

III. 1 (një) vend Auditues i I (Parë) në Sektorin e Auditimit të Njësive Vendore të nivelit të Dytë, në Departamentin e Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore;

IV. 1 (një) vend Auditues i I (Parë) në Drejtorinë e Standardeve dhe Sigurimit të Cilësisë së Auditimit – kërkesat për kandidatët e vendeve të lira të punës janë: Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor/Master Profesional Shkenca Juridike/ Shkenca Ekonomike.

 

Duke vlerësuar të gjithë dokumentacionin e konkurrimit, bazuar në Ligjin nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, në VKM nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar,

 

VENDOSI:

 

Asnjë nga kandidatët nuk ka marrë pikët e nevojshme për t’u shpallur fitues. Konkursi mbyllet pa fitues.

 

Konkurrimi do të vazhdojë me procedurën “Pranim në shërbimit civil”.