KONTROLLI I LARTË I SHTETIT, SHPALLJE FITUESI

Kontrolli i Lartë i Shtetit njofton se Komiteti i Përhershëm i Pranimit, në përfundim të procedurave të ndjekura për përzgjedhjen e kandidatëve fitues përkatësisht;

 

I. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i I (Parë) në Departament Auditimi.-Kërkesat për kandidatët e këtij vendi pune janë: Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jenë diplomuar në Master Shkencor në Drejtësi.

II. Për 2(dy) vende në pozicionin Auditues i II (Dytë) në Departament Auditimi.-Kërkesat për kandidatët e këtij vendi pune janë: Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jenë diplomuar në Master Shkencor në Drejtësi.

 

Duke vlerësuar të gjithë dokumentacionin e konkurrimit, bazuar në Ligjin nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, në VKM nr. 243, datë 18. 03. 2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive“ i ndryshuar,

 

VENDOSI:

 

I. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i I (Parë) në Departament Auditimi.-Kërkesat për kandidatët e këtij vendi pune janë: Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jenë diplomuar në Master Shkencor në Drejtësi, të shpallë fitues:

1. Alketa Çobo

 

II. Për 2(dy) vende në pozicionin Auditues i II (Dytë) në Departament Auditimi.-Kërkesat për kandidatët e këtij vendi pune janë: Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jenë diplomuar në Master Shkencor në Drejtësi, të shpallë fitues:

 

1. Marlin Muça