Drejtoria e Burimeve Njerëzore , në zbatim të Ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil“ i ndryshuar, Kreu V, neni 26, si dhe në VKM Nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionet vakante në KLSH të përcaktuara në Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH Nr. 112, datë 30.12.2022 për:
I. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i II(Dytë) në Sektorin e Auditimit të Njësive Vendore të Nivelit të Dytë, në Departamentin e Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore;
KONSTATOI:
I. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i II(Dytë) në Sektorin e Auditimit të Njësive Vendore të Nivelit të Dytë, në Departamentin e Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore.: Kërkesat për kandidatët e këtij vendi pune janë: Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jenë diplomuar jo më poshtë se niveli Master Shkencor në Shkenca Shoqërore, nuk është paraqitur asnjë kërkesë.
Konkurrimi do të vazhdojë me procedurën “Pranim në shërbimin civil” sipas afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 30.12.2022.
Drejtoria e Burimeve Njerëzore , në zbatim të Ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil“ i ndryshuar, Kreu V, neni 26, si dhe në VKM Nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionet vakante në KLSH të përcaktuara në Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH Nr. 111, datë 30.12.2022 për:
I. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i I (Parë) në Departamentin e Auditimit të IT
II. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i I (Parë) në Sektorin e Auditimit të Njësive Vendore të Nivelit të Parë, në Departamentin e Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore
III. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i I (Parë) në Sektorin e Auditimit të Njësive Vendore të nivelit të Dytë, në Departamentin e Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore
IV. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i I (Parë) në Drejtorinë e Standarteve dhe Sigurimit të Cilësisë së Auditimit.
Në përfundim të procesit të ankimimit dhe verifikimit, Drejtoria e Burimeve Njerëzore;
KONSTATOI:
Nga verifikimi i dokumentacionit rezultoi se për pozicionet:
II. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i I (Parë) në Sektorin e Auditimit të Njësive Vendore të Nivelit të Parë, në Departamentin e Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore
III. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i I (Parë) në Sektorin e Auditimit të Njësive Vendore të nivelit të Dytë, në Departamentin e Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore.
Znj. Sonila Kosova (Meço) plotëson kriteret për kualifikimin në fazën tjetër të konkurrimit atë të “Intervistës me gojë”.
Sa më sipër njoftojmë se “Intervista me gojë” do të zhvillohet ditën e premte më datë 20.01.2023, ora 10:00 në ambientet e KLSH-së.