KONTROLLI I LARTË I SHTETIT, REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Drejtoria e Burimeve Njerëzore, në zbatim të përcaktimeve të ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, VKM-së nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionin vakant në KLSH të shpallur me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH nr. 85, datë 30.08.2024 për:

 

  • 1 (një) vend në pozicionin “Auditues i Dytë në Drejtorinë e Auditimit të Brendshëm”– diplomuar në Master Shkencor në Shkenca Juridike;

 

Në përfundim të procesit të verifikimit,

 

KONSTATOI:

 

Për pozicionin “Auditues i Dytë në Drejtorinë e Auditimit të Brendshëm” asnjë nga kandidatët që kanë aplikuar nuk plotësojnë kriteret për të vazhduar konkurrimin, si rezultat procedura mbyllet.