Drejtoria e Burimeve Njerëzore, bazuar në nenin 22 të Ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil“ si dhe në VKM Nr. 118, datë 5.3.2014 “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND-së” i ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionet vakante në KLSH të përcaktuara në Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH Nr. 79, datë 01.08.2024 për:
– 1 (një) vend në pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore, diplomuar në Master Shkencor në Shkenca Ekonomike / Juridike / Politika Publike / Inxhinierike.
KONSTATOI:
Plotëson kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin, për pozicionin e mësipërm, kandidati:
- Joana Troqe
Testimi me shkrim do të zhvillohet më datë 07.10.2024, ora 11:00, ndërsa intervista e strukturuar do të zhvillohet më datë 09.10.2024, ora 11:00 në ambientet e KLSH-së.
Ankesat për rezultatet e verifikimit paraprak të bëhen brenda 5 ditëve pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore