Komiteti i Përhershëm i Pranimit në KLSH, në zbatim të përcaktimeve të ligjit 152/2013, ”Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar dhe VKM-së nr. 243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar,
KONSTATOI:
Për vendet e lira të publikuara përkatësisht:
- Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i Lartë në Departamentin e Auditimit të Teknologjisë së Informacionit – diplomuar në Master Shkencor në Shkenca Kompjuterike, morën pjesë kandidatët:
- Danjela Sinani
- Edsi Mënaj
- Marlin Mitku
Asnjë nga kandidatët nuk ka marrë pikët e nevojshme për të kaluar në fazën e intervistës së strukturuar me gojë.
- Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i Parë në Departamentin e Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore – diplomuar në Master Shkencor në Shkenca Ekonomike, morën pjesë kandidatët:
- Ferdinand Haxhiaj
- Gazmend Beshi
- Luan Zeqaj
Ka marrë pikët e nevojshme për të kaluar në fazën e intervistës së strukturuar me gojë kandidati:
- Luan Zeqaj
- Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i Dytë në Departamentin e Auditimit të Shoqërive Publike dhe Investimeve të Huaja – diplomuar në Master Shkencor në Shkenca Juridike, morën pjesë kandidatët:
- Alfred Bari
- Ani Hoxha
- Erina Shira
- Luljeta Cani
- Mirlinda Gosturani
Ka marrë pikët e nevojshme për të kaluar në fazën e intervistës së strukturuar me gojë kandidati:
- Mirlinda Gosturani
- Për 1 (një) vend në pozicionin Specialist i Protokoll – Arkivit në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore – diplomuar në Master Profesional në Gjuhë – Letërsi /Histori /Mësuesi, mori pjesë kandidati:
- Bleona Buzi
Ka marrë pikët e nevojshme për të kaluar në fazën e intervistës së strukturuar me gojë kandidati:
- Bleona Buzi
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 20.09.2024 ora 11:00, në ambientet e KLSH-së.
Ankesat për rezultatet e testimit me shkrim mund të bëhen brenda 5 ditëve kalendarike pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Kontrollin e Lartë të Shtetit.