Drejtoria e Burimeve Njerëzore, në zbatim të Ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, VKM-së nr. 118, datë 05.03.2014 “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënieve në shërbimin civil të nëpunësve civil të nivelit të lartë drejtues dhe anëtarëve të TND-së”, të ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve që kanë aplikuar për pozicionin e shpallur “Drejtor në Departamentin Juridik”, diplomuar në Shkenca Juridike.
Në përfundim të procesit të verifikimit,
KONSTATOI:
Plotësojnë kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin për pozicionin e “Drejtorit të Departamentit Juridik” kandidatët,
- Artion Pashollari
- Nurion Sula
- Rozeta Ivanova
- Valbona Sheftelia
Testimi me shkrim për pozicionin e mësipërm do të zhvillohet ditën e martë, më datë 14.11.2023, ora 11:00 në ambientet e KLSH-së, ndërsa intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet ditën e premte datë 17.11.2023, ora 10:00.