KONTROLLI I LARTË I SHTETIT, Rezultatet e verifikimit paraprak

Drejtoria e Burimeve Njerëzore, në zbatim të Ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, VKM nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, e ndryshuar, VKM nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionet vakante në KLSH të shpallura me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH nr. 45, datë 23.05.2023 për:

I. Për 1 (një) vend në pozicionin “Drejtor në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit” – të diplomuar në MSHC Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri e Sistemeve të Informacionit dhe Software.

II. Për 2 (dy) vende në pozicionin “Auditues i I (Parë)/Specialist në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit” – të diplomuar në MSHC Shkenca Kompjuterike, Informatikë, Inxhinieri Matematike dhe Informatike.

Në përfundim të procesit të verifikimit,

 

KONSTATOI:

 

Plotësojnë kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin për pozicionet e sipërcituara, kandidatët:

I. Për 1 (një) vend në pozicionin “Drejtor në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit”:

1. Znj. Ornela Çela

 

II. Për 2 (dy) vende në pozicionin “Auditues i I (Parë)/Specialist në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit”:

1. Znj. Anila Prendi

2. Z. Juxhin Tashi

3. Z. Klej Dora

4. Znj. Rovena Deda

5. Znj. Vilma Zaimi

Testimi me shkrim për pozicionet e mësipërme do të zhvillohet ditën e enjte, më datë 27.06.2023, ora 11:00 në ambientet e KLSH-së.

 

Ankesat për rezultatet e verifikimit paraprak të bëhen brenda 5 ditëve kalendarike pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore.