KONTROLLI I LARTË I SHTETIT, REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Drejtoria e Burimeve Njerëzore , në zbatim të Ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, Kreu IV, si dhe në VKM Nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionet vakante në KLSH të shpallura me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH nr. 20, datë 22.02.2023 për:

I. Për 2 (dy) vende në pozicionin Auditues i I (Parë) në Departamentin e Auditimit të Shoqërive Publike dhe Investimeve të Huaja;

II. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i I (Parë) në Departamentin e Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore;

III. Për 1 (një) vende në pozicionin Auditues i I (Parë) në Departamentin e Auditimit të Institucioneve Qendrore;

IV. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i II (Dytë) në Departamentin e Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore;

Kërkesat për kandidatët e vendeve të lira të punës janë: Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor Shkenca Juridike/Shkenca Ekonomike,

 

KONSTATOI:

 

Plotësojnë kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin për pranimin në shërbimin civil për pozicionet e sipërcituara, kandidatët:

I. Për 2 (dy) vende në pozicionin Auditues i I (Parë) në Departamentin e Auditimit të Shoqërive Publike dhe Investimeve të Huaja:

1. Adhurim Banushaj

2. Anxhela Hodaj

3. Denis Xhelili

4. Geraldina Fejzaj

5. Granit Laçi

6. Klaudio Halili

7. Serxhio Smakaj

II. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i I (Parë) në Departamentin e Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore:

1. Juljan Graçi

2. Serxhio Smakaj

 

III. Për 1 (një) vende në pozicionin Auditues i I (Parë) në Departamentin e Auditimit të Institucioneve Qendrore:

1. Artenisa Jasini

2. Blerta Musabelli

3. Ramadan Çaço

4. Sigi Zaimi

 

IV. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i II (Dytë) në Departamentin e Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore:

1. Artenisa Jasini

2. Sigi Zaimi

3. Vjola Kojani

 

Testimi me shkrim për pozicionet e mësipërme do të zhvillohet ditën e enjte, më datë 23.03.2023, ora 11:00 në ambientet e KLSH-së.

 

Ankesat për rezultatet e verifikimit paraprak të bëhen brenda 5 ditëve kalendarike pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore.