KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE, VERIFIKIM PARAPRAK

Në mbështetje të nenit 22, të ligjit nr. 152, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, kreut IV, të vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, njoftojmë se:

Për procedurën pranim në shërbim civil për 1 (një) vend të lirë pune të kategorisë ekzekutive, për pozicionin Specialist në Sektorin e Dokumentacionit Zgjedhor dhe Trajnimeve, në Drejtorinë e Administratës Zgjedhore në përfundim të afatit ligjor për dorëzimin e dokumentacionit, nuk është paraqitur asnjë kandidaturë.

 

 

Për sqarime të mëtejshme, mund të kontaktoni në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rruga “Ibrahim Rugova”, Nr.4, Tiranë si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.kqz.gov.al.

Në mbështetje të nenit 22, të ligjit nr. 152, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, kreut IV, të vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, njoftojmë se:

Pas verifikimit paraprak të dokumentacionit, të kandidatëve që plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta të pozicionit të punës, Specialist në Sektorin e Vëzhgimit dhe Koordinimit Ndërkombëtar në Drejtorinë e Komunikimit dhe Koordinimit të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, shpallet lista paraprake e kandidatëve që kualifikohen në fazën konkurrimi dhe intervistë e strukturuar me gojë, si më poshtë;

1. Joana Çaushi

 

Për sqarime të mëtejshme, mund të kontaktoni në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rruga “Ibrahim Rugova”, Nr.4, Tiranë si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.kqz.gov.al.

Në mbështetje të pikës 2, të nenit 19, të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, ju njoftojmë se:

Pas verifikimit paraprak të dokumentacionit, të kandidatëve që plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta të pozicionit të punës Recepsionist në Sektorin e Shërbimeve Mbështetëse, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse shpallet lista e kandidatëve që kualifikohen në fazën e intervistës së strukturuar me gojë, si më poshtë;

 

  1. Adelina Hoxha
  2. Evelina Doka
  3. Vjosana Bashi
  4. Xheni Cane

 

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 08.03.2023, ora 13:00, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Për sqarime të mëtejshme, mund të kontaktoni në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rruga “Ibrahim Rugova”, Nr.4, Tiranë si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.kqz.gov.al.