Në zbatim të nenit 26 të ligjit nr.152, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, kreut III të vendimit nr. 242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, ju njoftojmë se:
Pas verifikimit paraprak të dokumentacionit, të kandidatëve që përmbushin kushtet dhe kërkesat e veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, për vendin e lirë të punës Drejtor në Drejtorinë e Buxhetit dhe Financës, shpallim listën paraprake të kandidatëve që kualifikohen në fazën konkurrimi – testimi dhe intervistës së strukturuar me gojë, si më poshtë;
Z. Enkeleon TOPULLI
Për sqarime të mëtejshme, mund të kontaktoni në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rruga “Ibrahim Rugova”, Nr.4, Tiranë si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.kqz.gov.al.
Në zbatim të nenit 22, pikës 5, kreut IV, të ligjit nr.152, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, vendimit nr.243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, njësia përgjegjëse e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ju njofton se u zhvilluan procedurat e testimit me shkrim dhe intervistës së strukturuar me gojë për pozicionin e punës, specialist në Drejtorinë e Buxhetit dhe Financës.
Komiteti i Përhershëm i Pranimit në përfundim të procedurës së testimit me shkrim dhe intervistës së strukturuar me gojë shpalli fitues;
Zj. Suzana MERKURI
Për sqarime të mëtejshme, mund të kontaktoni në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rruga “Ibrahim Rugova”, Nr.4, Tiranë si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.kqz.gov.al.