KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE, VERIFIKIM PARAPRAK

Në zbatim të nenit 26 të ligjit nr.152, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, të kreut  II  të vendimit nr.242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar,  ju njoftojmë se:

Pas verifikimit paraprak të dokumentacionit, të kandidatëve që përmbushin kushtet minimale  dhe kërkesat e veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurim për  procedurën e lëvizjes paralele, për vendin e lirë të punës Shef në Sektorin për Votimin e Emigrantëve në DADSIT njësia përgjegjëse shpall listën paraprake të kandidatëve që kualifikohen në fazën e intervistës me gojë, si më poshtë;

  1. Jona Josifi

 

Për sqarime të mëtejshme, mund të kontaktoni në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rruga “Ibrahim Rugova”, Nr.4, Tiranë si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.kqz.gov.al.

Në zbatim të nenit 25, të ligjit nr.152 datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, kreut  VII,  të vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele  periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, ju njoftojmë se:

 

Procedura e lëvizjes paralele për 2 (dy) vende të lira pune të kategorisë ekzekutive, për pozicionet specialist në sektorin e verifikimit të dokumentave dhe këshillimit ligjor mbi ankesa administrative e gjyqësore në DJDZ, në përfundim të afatit ligjor për dorëzimin e dokumentacionit, mbyllet pa  asnjë kandidaturë.

 

 

Për sqarime të mëtejshme, mund të kontaktoni në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rruga “Ibrahim Rugova”, Nr.4, Tiranë si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.kqz.gov.al.