Në zbatim të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18/03/2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Njësia e Burimeve Njerëzore në Institucionin e Komisionit të Prokurimit Publik në përfundim të afatit të ankimimit, njofton se për pozicionin:
“Inspektor” në Komisionin e Prokurimit Publik – Kategoria: III-a, me profil ekonomist / jurist / inxhinier ndërtimi / inxhinier mjedisi. (tre kandidatë);
Në zbatim të pikës 24, kreu III, të vendimit nr. 242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është:
- Albi Dvorani
- Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 30.05.2022, ora 10:00, në ambientet e Komisionit të Prokurimit Publik, Blv. “Dëshmorët e Kombit, Pallati i Kongreseve, Kati I, Tiranë.
B. Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 30.05.2022, ora 15:00, në ambientet e Komisionit të Prokurimit Publik, Blv. “Dëshmorët e Kombit, Pallati i Kongreseve, Kati I, Tiranë.
Në zbatim të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të pikës 9 të kreut VII të vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar,
Njësia e Burimeve Njerëzore në Institucionin e Komisionit të Prokurimit Publik, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:
- “Specialist Jurist”, pranë “Sektorit të Monitorimit të Zbatimit të Vendimeve dhe Shërbimit Ligjor” në “Drejtorinë e Monitorimit, Shërbimeve Mbështetëse dhe Financës”, në Komisionin e Prokurimit Publik, kategoria III-b.
Nuk ka kandidatura të paraqitura.
Për sa më sipër njoftojmë kandidatët se, duke filluar nga data 08.06.2022 do të njoftohen nëpërmjet portalit “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe faqes zyrtare të KPP-së, të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për procedurën e pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, në lidhje me datën dhe vendin ku do të zhvillohet konkurimi.