Inspektor, në Komisionin e Prokurimit Publik – Kategoria: III-a (“Master Shkencor” në Shkenca Juridike), (një kandidat);
Në zbatim të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si edhe të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18/03/2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Njësia Përgjegjëse në Institucionin e Komisionit të Prokurimit Publik, në përfundim të procedurës së ngritjes në detyrë në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese si edhe përfundimit të afatit të ankimimit, njofton se kandidati fitues është:
Erjola Nasufi
Në zbatim të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të pikës 20, kreut IV, të vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave, i ndryshuar, Njësia Përgjegjëse në institucionin e Komisionit të Prokurimit Publik, në përfundim të procedurës së pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive dhe të afatit të ankimimit, njofton se për pozicionin:
“Specialist Jurist”, pranë “Sektorit të Monitorimit të Zbatimit të Vendimeve dhe Shërbimit Ligjor” në “Drejtorinë e Monitorimit, Shërbimeve Mbështetëse dhe Financës”, në Komisionin e Prokurimit Publik, kategoria III-b.
Nuk ka kandidat fitues.