Në zbatim të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 242, datë 18.03.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët edhe të mesme drejtuese” i ndryshuar, Njësia Përgjegjëse në institucionin e Komisionit të Prokurimit Publik, në përfundim të procedurës për ngritje në detyrë në kategorinë e ulët drejtuese, njofton se për pozicionin:
- “Inspektor” në Komisionin e Prokurimit Publik – Kategoria e pagës: III-1
Njofton se kandidati i kualifikuar është znj. Valbona Pepa.
Në zbatim të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 242, datë 18.03.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët edhe të mesme drejtuese” i ndryshuar, Njësia Përgjegjëse në institucionin e Komisionit të Prokurimit Publik, në përfundim të procedurës për pranim në shërbimin civil në kategorinë e ulët drejtuese, njofton se për pozicionin:
- “Inspektor” në Komisionin e Prokurimit Publik – Kategoria e pagës: III-1
Njofton se kandidati i kualifikuar është znj. Ervisa Fusha.
Në zbatim të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, pikës 12 të kreut VII të vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar,
Njësia e Burimeve Njerëzore në Institucionin e Komisionit të Prokurimit Publik, në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit nga jashtë dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:
“Specialist Jurist”, pranë “Sektorit të Monitorimit të Zbatimit të Vendimeve dhe Shërbimit Ligjor” në “Drejtorinë e Monitorimit, Shërbimeve Mbështetëse dhe Financës”, në Komisionin e Prokurimit Publik, kategoria IV-1 (një vend vakant)
Njofton se kandidati i kualifikuar është znj. Haviana Murthi
Në zbatim të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, pikës 12 të kreut VII të vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar,
Njësia e Burimeve Njerëzore në Institucionin e Komisionit të Prokurimit Publik, në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit nga jashtë dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:
“Specialist Buxheti”, pranë “Sektorit e Financës Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve” në “Drejtorinë e Monitorimit, Shërbimeve Mbështetëse dhe Financës”, në Komisionin e Prokurimit Publik, kategoria IV-1 (një vend vakant)
Njofton se kandidati i kualifikuar është znj. Suada Daja