Komisioni i Prokurimit Publik, Rezultatet e Verifikimit Paraprak

Në zbatim të nenit 22, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të pikave 1
dhe 2, të kreut IV, të vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin,
lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar,
Njësia e Burimeve Njerëzore në Institucionin e Komisionit të Prokurimit Publik, në përfundim të
verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kërkesave të përgjithshme të lëvizjes
paralele dhe të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:

1. “Specialisti Buxheti” pranë Sektorit të Financës Burimeve Njerëzore dhe
Trajnimeve, në Drejtorinë e Monitorimit, Shërbimeve Mbështetëse dhe Financës në
Komisionin e Prokurimit Publik – Kategoria e pagës: III-b

Kandidati i paraqitur është znj. Meriban Agaj.

Nga faza e verifikimit paraprak sipas pikës 11 të kreut 2.2 të shpalljes për pozicionin vakant,
është konstatuar mungesë dokumentacioni në dosje:
– Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi.
– Dokumentacioni i depozituar nuk është i njësuar me origjinalin, kjo sipas shpalljes për lëvizjen
paralele dhe pranim në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive, kreut 2.2. Dokumentacioni
mënyra dhe afati i dorëzimit ku sipas këtij përcaktimi (Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë
zyrës së protokollit të Komisionit të Prokurimit Publik dokumentat origjinale ose të njësuar
me origjinalin).