Komisioni i Prokurimit Publik, Rezultatet e Verifikimit Paraprak

Në zbatim të nenit 22, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të pikave 1
dhe 2, të kreut IV, të vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin,
lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar,
Njësia e Burimeve Njerëzore në Institucionin e Komisionit të Prokurimit Publik, në përfundim të
verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kërkesave të përgjithshme të lëvizjes
paralele dhe të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:
1. “Specialist Jurist” pranë Sektorit të Monitorimit të Zbatimit të Vendimeve dhe
Shërbimit Ligjor, në Drejtorinë e Monitorimit, Shërbimeve Mbështetëse dhe
Financës në Komisionin e Prokurimit Publik – Kategoria e pagës: III-b
Kandidati I paraqitur është znj.Sindi Hatillari.
Nga faza e verifikimit paraprak sipas pikës 11 të kreut 2.2 të shpalljes për pozicionin vakant,
është konstatuar mungesë dokumentacioni në dosje:
– Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi.