Komisioni i Prokurimit Publik, Rezultatet e Verifikimit Paraprak

Në zbatim të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të pikës 9 të
kreut VII të vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen
paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar,
Njësia e Burimeve Njerëzore në Institucionin e Komisionit të Prokurimit Publik, në përfundim të
verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe
kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:
1. “Specialist Jurist”, pranë “Sektorit të Monitorimit të Zbatimit të Vendimeve dhe
Shërbimit Ligjor” në “Drejtorinë e Monitorimit, Shërbimeve Mbështetëse dhe Financës”,
në Komisionin e Prokurimit Publik, kategoria III-b. (dy vende vakant)

Nuk ka kandidatura të paraqitura.

Për sa më sipër njoftojmë kandidatët se, duke filluar nga data 12.12.2022 do të njoftohen
nëpërmjet portalit “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe faqes zyrtare të KPP-së, të gjithë
kandidatët që kanë aplikuar për procedurën e pranimit në shërbimin civil në kategorinë
ekzekutive, për çdo hap të procesit, duke filluar me verifikimin paraprak, me datën dhe vendin
ku do të zhvillohet konkurimi, deri te shpallja e fituesit.