Në zbatim të nenit 22, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të pikës 5, të kreut IV, të vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave, i ndryshuar,
Njësia Përgjegjëse në Institucionin e Komisionit të Prokurimit Publik, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të shpalljes
për konkurrim, njofton se për pozicionin:
“Specialist Financë/Buxheti”, pranë “Sektorit të Shërbimeve Mbështetëse dhe Burimeve Njerëzore” në “Drejtorinë e Monitorimit, Shërbimeve Mbështetëse dhe Financës”, në Komisionin e Prokurimit Publik, kategoria III-b (një vend vakant)
Kandidatura e paraqitur dhe kualifikuar për fazën e dytë të testimit pas plotësimit të dokumentacionit është znj. Merilda XHOXHI
A. Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 17.10.2022, ora 13:00, në ambientet e Komisionit të Prokurimit Publik, Blv. “Dëshmorët e Kombit, Pallati i Kongreseve, Kati I, Tiranë.
B. Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 17.10.2022, ora 16:00, në ambientet e Komisionit të Prokurimit Publik, Blv. “Dëshmorët e Kombit, Pallati i Kongreseve, Kati I, Tiranë.
Jeni të lutur të paraqiteni të pajisur me një dokument identifikimi.
Në zbatim të nenit 22, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të pikës 5, të kreut IV, të vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave, i ndryshuar, Njësia Përgjegjëse në Institucionin e Komisionit të Prokurimit Publik, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të shpalljes për konkurrim, njofton se për pozicionin:
“Specialist Jurist”, pranë “Sektorit të Monitorimit të Zbatimit të Vendimeve dhe Shërbimit Ligjor” në “Drejtorinë e Monitorimit, Shërbimeve Mbështetëse dhe Financës”, në Komisionin e Prokurimit Publik, kategoria III-b. (dy vende vakant)
Nuk ka kandidatë të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit.