Në zbatim të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të pikës 9 të kreut VII të vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen
paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Njësia e Burimeve Njerëzore në Institucionin e Komisionit të Prokurimit Publik, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe
kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:
1. “Specialist Jurist”, pranë “Sektorit të Monitorimit të Zbatimit të Vendimeve dhe Shërbimit Ligjor” në “Drejtorinë e Monitorimit, Shërbimeve Mbështetëse dhe Financës”, në Komisionin e Prokurimit Publik, kategoria III-b. (dy vende vakant)
Nuk ka kandidatura të paraqitura.
Për sa më sipër njoftojmë kandidatët se, duke filluar nga data 16.09.2022 do të njoftohen nëpërmjet portalit “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe faqes zyrtare të KPP-së, të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për procedurën e pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, në lidhje me datën dhe vendin ku do të zhvillohet konkurimi.
Në zbatim të nenit 26 të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar si dhe të vendimit nr. 242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë
e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Njësia e Burimeve Njerëzore në Institucionin e Komisionit të Prokurimit Publik, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:
“Inspektor” në Komisionin e Prokurimit Publik – Kategoria: III-a, me profil ekonomist / jurist / inxhinier ndërtimi / inxhinier mjedisi. (tre kandidatë);
Nuk ka kandidatura të paraqitura.
Për sa më sipër njoftojmë kandidatët se, duke filluar nga data 16.09.2022 do të njoftohen nëpërmjet portalit “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe faqes zyrtare të KPP-së, të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për procedurën e ngritjes në detyrë, në lidhje me datën dhe vendin ku do të zhvillohet konkurimi.