Komisioni i Prokurimit Publik, REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në zbatim të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, të Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Njësia Përgjegjëse në institucionin e Komisionit të Prokurimit Publik, në përfundim të fazës së verifikimit të kandidatëve dhe të afatit të ankimimit, njofton se për pozicionin:

 

  1. “Specialist Jurist”, pranë “Sektorit të Monitorimit të Zbatimit të Vendimeve dhe Shërbimit Ligjor” në “Drejtorinë e Monitorimit, Shërbimeve Mbështetëse dhe Financës”, në Komisionin e Prokurimit Publik, kategoria III-b.

 

Në zbatim të pikave 4 dhe 6, kreu IV, të vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar,  kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit janë:

  • Herlina Muça
  • Uendi Zajmi

 

  1. Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 19.04.2022, ora 10:00, në ambientet e Komisionit të Prokurimit Publik, Blv. “Dëshmorët e Kombit, Pallati i Kongreseve, Kati I, Tiranë.

 

  1. Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 19.04.2022, ora 15:00, në ambientet e Komisionit të Prokurimit Publik, Blv. “Dëshmorët e Kombit, Pallati i Kongreseve, Kati I, Tiranë.
  2. Në zbatim të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18/03/2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Njësia e Burimeve Njerëzore në Institucionin e Komisionit të Prokurimit Publik në përfundim të afatit të ankimimit, njofton se për pozicionin: 

    Inspektor, në Komisionin e Prokurimit Publik – Kategoria: III-a (“Master Shkencor” në Shkenca Juridike), (një kandidat);

     

     

    Në zbatim të pikës 24, kreu III, të vendimit nr. 242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar,  kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është:

    • Erjola Nasufi

     

    1. Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 19.04.2022, ora 10:00, në ambientet e Komisionit të Prokurimit Publik, Blv. “Dëshmorët e Kombit, Pallati i Kongreseve, Kati I, Tiranë.

     

    B. Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 19.04.2022, ora 15:00, në ambientet e Komisionit të Prokurimit Publik, Blv. “Dëshmorët e Kombit, Pallati i Kongreseve, Kati I, Tiranë.