Komisioni i Prokurimit Publik Rezultatet e Verifikimit Paraprak

Në zbatim të nenit 26 të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar si dhe të vendimit nr. 242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Njësia e Burimeve Njerëzore në Institucionin e Komisionit të Prokurimit Publik, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të ngritjes në detyrë dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:

Përgjegjës, Sektori i Shërbimeve Mbështetëse dhe Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Monitorimit, Shërbimeve Mbështetëse dhe Financës, në Komisionin e Prokurimit Publik – Kategoria: III-a

Nuk ka kandidatura të paraqitura.

 

Për sa më sipër njoftojmë kandidatët se, duke filluar nga data 30.08.2021 do të njoftohen nëpërmjet portalit “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe faqes zyrtare të KPP-së, të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për procedurën e pranimit nga jashtë në shërbimin civil, në lidhje me datën dhe vendin ku do të zhvillohet konkurimi.

Në zbatim të nenit 26 të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar si dhe të vendimit nr. 242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar,

 

Njësia e Burimeve Njerëzore në Institucionin e Komisionit të Prokurimit Publik, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit nga jashtë në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:

Përgjegjës, Sektori i Shërbimeve Mbështetëse dhe Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Monitorimit, Shërbimeve Mbështetëse dhe Financës, në Komisionin e Prokurimit Publik – Kategoria: III-a

Kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është:

 

  • Suada Mema
  • Në zbatim të nenit 22, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të pikave 1 dhe 2, të kreut IV, të vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave, i ndryshuar,

    Njësia Përgjegjëse në Institucionin e Komisionit të Prokurimit Publik, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të shpalljes për konkurrim, njofton se për pozicionin:

    1. Specialist IT, pranë Sektorit të Shërbimeve Mbështetëse dhe Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Monitorimit, Shërbimeve Mbështetëse dhe Financës, në Komisionin e Prokurimit Publik – Kategoria: III-b

     

    Kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është:

    • Jurgen Teta

    Për sa më sipër njoftojmë kandidatët se, duke filluar nga data 30.08.2021 do të njoftohen nëpërmjet portalit “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe faqes zyrtare të KPP-së, të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për procedurën e pranimit nga jashtë në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive, në lidhje me datën dhe vendin ku do të zhvillohet konkurimi.