Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale VERIFIKIM PARAPRAK

Inspektor” 1 ( një ) në  Drejtorinë e Hetimit Sektorial dhe Sigurisë së të Dhënave , në Drejtorinë e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, pranë KDIMDP-së

 

Kategoria e pagës III-a.

Njësia Përgjegjëse, pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar Kreu V – “Lëvizja paralele dhe Ngritja në detyrë”, nenit 26 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në  kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese ”, i ndryshuar, Kreu V , “Lëvizja paralele brenda së njejtës kategori ” dhe “Ngritja në detyrë”,  njofton, se në përfundim të afatit për pranimin e dokumentave dhe verifikimin paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, për pozicionin  e shpallur,  deri në datën 12.11.2021, nuk është paraqitur  asnjë kandidaturë/nuk ka kandidatë të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit.

 

Për këtë arsye kalohet në procedurën e ngritjes në detyrë dhe pranim nga jashtë shërbimit civil

 

Vëmendje!! Duke filluar nga data 25 Nëntor  2021, do të njoftohen nëpërmjet faqes së KDIMDP-së, të gjithë kandidatët që kanë aplikuar (deri në datë 17.11.2021), për procedurën e ngritjes në detyrë dhe pranim nga jashtë shërbimit civil, mbi listën e kandidateve që kanë plotësuar kriteret për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit,  datën dhe vendin ku do të zhvillohet konkurrimi.