KOMISIONERI PER TE DREJTEN E INFORMIMIT DHE MBROJTJEN E TE DHENAVE PERSONALE, VERIFIKIM PARAPRAK

Njësia Përgjegjëse, pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar Kreu V – “Lëvizja paralele dhe Ngritja në detyrë”, nenit 26 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese ”, i ndryshuar, Kreu V , “Lëvizja paralele brenda së njejtës kategori ” dhe “Ngritja në detyrë”, njofton, se në përfundim të afatit për pranimin e dokumentave dhe verifikimin paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, për pozicionin e shpallur, deri në datën 28.02.2025, ka një kandidaturë të kualifikuar për të vijuar procedurën e lëvizjes paralele

“Shef Sektori” 1 (një) në Sektorin e Burimeve Njerëzore dhe Marrëdhënieve me publikun, në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme dhe Financës, pranë KDIMDP-së

Kategoria e pagës III-1.

Kandidatja e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është:

  • Znj. Etrita Petriti (lëvizje paralele)

A. Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 17.03.2025 ora 11:00, në ambjentet e Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, adresa RR’Abdi Toptani, ND.5,Tiranë”

Vëmendje: Në rast të ndryshimit të datës së testimit intervistës me gojë, do të njoftoheni nëpërmjet faqes zyrtare, por edhe elektronikisht në emailin personal, të konfirmuar në dokumentacionin e dorëzuar.

Njësia Përgjegjëse, pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar Kreu V – “Lëvizja paralele dhe Ngritja në detyrë”, nenit 26 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese ”, i ndryshuar, Kreu V , “Lëvizja paralele brenda së njejtës kategori ” dhe “Ngritja në detyrë”, njofton, se në përfundim të afatit për pranimin e dokumentave dhe verifikimin paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, për pozicionin e shpallur, deri në datën 28.02.2025, ka një kandidaturë të kualifikuar për të vijuar procedurën e lëvizjes paralele

“Inspektor ” 1 (një) në Drejtorinë e Monitorimit të Programeve të Transparencës, në Drejtorinë e Përgjithshme për të Drejtën e Informimit, pranë KDIMDP-së

Kategoria e pagës III-1.

Kandidatja e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit eshte:

  •  Znj. Etrita Petriti (lëvizje paralele)

A. Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 18.03.2025 ora 11:00, në ambjentet e Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, adresa RR’Abdi Toptani, ND.5,Tiranë”