Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Verifikim Paraprak

Njësia Përgjegjëse, pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar Kreu V – “Lëvizja paralele dhe Ngritja në detyrë”, nenit 26   si dhe të pikës 24, të Kreut III, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015   “Për plotësimin e vendeve të lira në  kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar,  në përfundim të afatit për pranimin e dokumentave si dhe  verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve dhe kritereve të veçanta për ngritjen në detyrë dhe/ose pranim nga jashtë shërbimit civil,  të përcaktuara në shpalljen për konkurrim,    njofton   se për pozicionin:

 

1 ( një ) – “Drejtor i Drejtorisë së Ankesave dhe Harmonizimit,  në Drejtorinë e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, pranë KDIMDP-së”

Kategoria e pagës II-B.

 

Kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit janë :

 

  • Meri Kujxhija                         (ngritje në detyrë)

 

  • Fiona Bajraktari                      (jashtë shërbimit civil)

 

  1. Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 14.06.2023, ora 11:00, në ambjentet e Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, adresa RR’Abdi Toptani, ND.5,Tiranë”
  2. Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet pas testimit me shkrim. Për datën do të njoftoheni nëpërmjet publikimit në faqen zyrtare të Zyrës së Komisionerit.
  3. Kandidati nga jashtë shërbimit civil do të njoftohet për testimet e metejshme pasi të mbyllet procedura e ngritjes në detyrë  
  4. Njësia Përgjegjëse, pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar Kreu V – “Lëvizja paralele dhe Ngritja në detyrë”, nenit 26 si dhe të pikës 24, të Kreut III, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, në përfundim të afatit për pranimin e dokumentave si dhe verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve dhe kritereve të veçanta për ngritjen në detyrë dhe/ose pranim nga jashtë shërbimit civil, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:

     

    “Inspektor” 2 (dy) në Drejtorinë e Mbikqyrjes në fushën e Drejtësisë Penale dhe Sigurisë Publike, në Drejtorinë e Përgjithshme për Mbrojtjen e të dhënave personale, pranë KDIMDP-së

     

    Kategoria e pagës III-a.

     

    Kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit janë :

     

    · Klark Radoniqi (pranim nga jashtë shërbimit civil)

     

    · Desara Avdulaj (pranim nga jashtë shërbimit civil)

     

    A. Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 14.06.2023, ora 11:00, në ambjentet e Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, adresa RR’Abdi Toptani, ND.5,Tiranë”

    B. Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet pas testimit me shkrim. Për datën do të njoftoheni nëpërmjet publikimit në faqen zyrtare të Zyrës së Komisionerit.

     

Vëmendje: Në rast të ndryshimit të datës së testimit me shkrim, per secili kategori ( në shërbimin civil ose jashtë tij) do të njoftoheni nëpërmjet faqes zyrtare,  por edhe elektronikisht në  emailin personal, të konfirmuar në dokumentacionin e dorëzuar.

 

Njësia Përgjegjëse, pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në zbatim  të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në  kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese ”, i ndryshuar, njofton, se në përfundim të afatit për pranimin e dokumentave dhe verifikimin paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të ngritjes në detyrë/pranim nga jashtë shërbimit civil  dhe kërkesave të veçanta në shpalljen për konkurrim, asnjë nga kandidatet nuk u kualifikuan për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit.

-“ Inspektor” 1 ( një ) në  Sektorin  për të dhënat e hapura dhe Konsultimin Publik, në  Drejtorinë e Përgjithshme për të Drejtën e Informimit, pranë KDIMDP-së

 Kategoria e pagës III-a.

 

 

Kjo procedurë mbyllet pa kandidatë