Njësia Përgjegjëse, pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 4, të Kreut IV, të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, pas përfundimit të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin
Ø 1 ( një) “Specialist”, në Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, në Drejtorinë e Çështjeve Juridike dhe Integrimit Kategoria e pagës III-b.
Kategoria e pagës III-B
Nuk ka kandidatë të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit
Njësia Përgjegjëse, pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar Kreu V – “Lëvizja paralele dhe Ngritja në detyrë”, nenit 26 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese ”, i ndryshuar, Kreu V , “Lëvizja paralele brenda së njejtës kategori ” dhe “Ngritja në detyrë”, njofton, se në përfundim të afatit për pranimin e dokumentave dhe verifikimin e kandidatëve, për përmbushjen e kushteve dhe kërkesave të vecanta të ngritjes në detyrë dhe/ose pranim nga jashtë shërbimit civil, deri në datën 26.09.2022, është paraqitur një kandidaturë, e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit.
Kandidati/kandidatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është/janë:
Ø Znj. Ervina Xhixha (ngritje në detyrë)
A. Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 17.10.2022, ora 10:00, në ambjentet e Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, adresa RR’Abdi Toptani, ND.5,Tiranë”
B. Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet pas testimit me shkrim. Për datën do të njoftoheni nëpërmjet publikimit në faqen zyrtare të Zyrës së Komisionerit.
Vëmendje: Në rast të ndryshimit të datës së testimit me shkrim, do të njoftoheni nëpërmjet faqes zyrtare, por edhe elektronikisht në emailin personal, të konfirmuar në dokumentacionin e dorëzuar .