“Drejtor” 1 (një) në Drejtorinë e Hetimit Sektorial dhe Sigurisë së të Dhënave , në Drejtorinë e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, pranë KDIMDP-së
Kategoria e pagës II-b.
Njësia Përgjegjëse, pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar Kreu V – “Lëvizja paralele dhe Ngritja në detyrë”, nenit 26 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese ”, i ndryshuar, Kreu V , “Lëvizja paralele brenda së njejtës kategori ” dhe “Ngritja në detyrë”, njofton, se në përfundim të afatit për pranimin e dokumentave dhe verifikimin e kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të ngritjes në detyrë, është paraqitur një kandidat. Por në datën 22.02.2022 ky kandidat është tërhequr nga kjo procedurë.
Për këtë pozicion, Zyra e Komisionerit vendosi, që procedura e plotësimit të vendit të lirë për kategorinë e mesme drejtuese sa më sipër, të mbyllet pa kandidatura.
“Drejtor” 1 (një) në Drejtorinë e Vlerësimit të Ankesave, në Drejtorinë e Përgjithshme për të Drejtën e Informimit, pranë KDIMDP-së
Kategoria e pagës II-b.
Njësia Përgjegjëse, pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar Kreu V – “Lëvizja paralele dhe Ngritja në detyrë”, nenit 26 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese ”, i ndryshuar, Kreu V , “Lëvizja paralele brenda së njejtës kategori ” dhe “Ngritja në detyrë”, njofton, se në përfundim të afatit për pranimin e dokumentave dhe verifikimin e kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të ngritjes në detyrë, duke vendosur edhe për kandidatët nga jashtë shërbimit civil, të cilët kane plotesuar kërkesat e veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, për pozicionin e shpallur, deri në datën 18.02.2022, janë paraqitur kandidaturat, të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit.
Kandidati/kandidatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është/janë:
- Dorian Sevo (pranim nga jashtë shërbimit civil)
- Migena Shehu Keci (pranim nga jashtë shërbimit civil)
- Testimi me shkrimi do të zhvillohet në datën 10.03.2022, ora 10:00, në ambjentet e Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, adresa RR’Abdi Toptani, ND.5,Tiranë”
- Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet pas testimit me shkrim. Për datën do të njoftoheni nëpërmjet publikimit në faqen zyrtare të Zyrës së Komisionerit.
Për procedurën e ngritjes në detyrë nuk është paraqitur asnjë kandidat
Vëmendje: Në rast të ndryshimit të datës së testimit me shkrim, do të njoftoheni nëpërmjet faqes zyrtare, por edhe elektronikisht në emailin personal, të konfirmuar në dokumentacionin e dorëzuar .
1 ( një) “Drejtor” në Drejtorinë e Ankesave dhe Harmonizimit, në Drejtorinë e Përgjithshme për të Drejtën e Informimit, pranë KDIMDP-së
Kategoria e pagës II-b.
Njësia Përgjegjëse, pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar Kreu V – “Lëvizja paralele dhe Ngritja në detyrë”, nenit 26 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese ”, i ndryshuar, Kreu V , “Lëvizja paralele brenda së njejtës kategori ” dhe “Ngritja në detyrë”, njofton, se në përfundim të afatit për pranimin e dokumentave dhe verifikimin e kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të ngritjes në detyrë, nuk është paraqitur asnjë kandidat.
Për këtë pozicion, Zyra e Komisionerit ka vendosur, që procedura e plotësimit të vendit të lirë për kategorinë e mesme drejtuese sa më sipër, të mos vijojë për kandidatë të tjerë nga jashtë shërbimit civil, pasi nuk jemi në kushtet e plotësimit të pikës 4 të nenit 26 të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, ku plotësimi i vendeve të lira në këtë kategori, nuk mund të kalojë 20 për qind të numrit total të vendeve në çdo vit kalendarik. Zyra e Komisionerit
1 ( një) “Shef Sektori i burimeve njerëzore dhe Marrëdhënieve me Publikun” në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme dhe Financës, pranë KDIMDP-së
Kategoria e pagës III-a.
Njësia Përgjegjëse, pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar Kreu V – “Lëvizja paralele dhe Ngritja në detyrë”, nenit 26 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese ”, i ndryshuar, Kreu V , “Lëvizja paralele brenda së njejtës kategori ” dhe “Ngritja në detyrë”, njofton, se në përfundim të afatit për pranimin e dokumentave dhe verifikimin e kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të ngritjes në detyrë, nuk është paraqitur asnjë kandidat.
Për këtë pozicion, Zyra e Komisionerit ka vendosur, që procedura e plotësimit të vendit të lirë për kategorinë e ulët sa më sipër, të mos vijojë për kandidatë të tjerë që nga jashtë shërbimit civil, pasi nuk jemi në kushtet e plotësimit të pikës 4 të nenit 26 të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, ku plotësimi i vendeve të lira në këtë kategori, nuk mund të kalojë 20 për qind të numrit total të vendeve në çdo vit kalendarik.