“Inspektor” 2 (dy) në Drejtorinë e Mbikqyrjes në fushën e Drejtësisë Penale dhe Sigurisë Publike, në Drejtorinë e Përgjithshme për Mbrojtjen e të dhënave personale, pranë KDIMDP-së Kategoria e pagës III-a.
Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe Kreut III të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Njësia Përgjegjëse e Zyrës së Komisionerit për të drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në përfundim të procedurës së pranimit në shërbimin civil, njofton se kandidat fitues janë
1- Znj Desara Avdulaj
2- Z. Klark Radoniqi
“Inspektor” në Sektorin Për të dhënat e hapura dhe Konsultimin Publik, në Drejtorinë e Përgjithshme për të Drejtën e Informimit, pranë KDIMDP-së
Kategoria e pagës III-a.
Njësia Përgjegjëse, pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në zbatim të Nenit 26 të Ligjit 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, në përfundim të procedurës së levizjes paralele, njofton se kandidati fitues është
– Znj. Alketa Sata
1 ( një ) – “Drejtor i Drejtorisë së Ankesave dhe Harmonizimit, në Drejtorinë e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, pranë KDIMDP-së”
Kategoria e pagës II-B.
Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe Kreut III të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Njësia Përgjegjëse e Zyrës së Komisionerit për të drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në përfundim të procedurës së ngritjes në detyrë, njofton se kandidat fitues është
1- Znj Meri Kujxhija