Njësia Përgjegjëse, pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar Kreu V – “Lëvizja paralele dhe Ngritja në detyrë”, nenit 26 si dhe të pikës 24, të Kreut III, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, në përfundim të afatit për pranimin e dokumentave si dhe verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve dhe kritereve të veçanta për ngritjen në detyrë dhe/ose pranim nga jashtë shërbimit civil, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:
“Inspektor” 1 (një), në Drejtorinë e Hetimit Sektorial dhe Sigurisë së të Dhënave , në Drejtorinë e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave personale, pranë KDIMDP-së
Kategoria e pagës III-a.
Kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit janë :
- Blerina Greku (jashtë shërbimit civil)
- Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 22.06.2022, ora 10:00, në ambjentet e Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, adresa RR’Abdi Toptani, ND.5,Tiranë”
- Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet pas testimit me shkrim. Për datën do të njoftoheni nëpërmjet publikimit në faqen zyrtare të Zyrës së Komisionerit.
Vëmendje: Në rast të ndryshimit të datës së testimit me shkrim, do të njoftoheni nëpërmjet faqes zyrtare, por edhe elektronikisht në emailin personal, të konfirmuar në dokumentacionin e dorëzuar .