Këshilli i Qarkut Vlorë, Verifikim paraprak

Në bazë të Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, VKM – së 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar si dhe shpalljes Nr. 1878 Prot, datë 08.11.2022 për lëvizjen paralele dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive për pozicionin “Specialist Finance për Zbatimin e Buxhetit dhe Projekteve”, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në institucionin e Këshillit të Qarkut Vlorë pas përfundimit të afatit për dorëzim dokumentacioni për procedurën e pranimit në shërbimin civil , Ju bën me dije se: 

  • Për pozicionin “Specialist Finance për Zbatimin e Buxhetit dhe Projekteve”, nuk ka aplikuar asnjë kandidat.
    Në bazë të Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, VKM – së Nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar si dhe rishpalljes Nr. 1876 Prot, datë 08.11.2022 për lëvizjen paralele, ngritjen në detyrë në kategorinë e mesme drejtuese dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil  për pozicionin “Drejtor” në Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në institucionin e Këshillit të Qarkut Vlorë pas përfundimit të afatit për dorëzim dokumentacioni për procedurën e ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil, Ju bën me dije se:
    • Për pozicionin “Drejtor” në Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës nuk ka aplikuar asnjë kandidat.