KËSHILLI I QARKUT VLORË, VERIFIKIM PARAPRAK

Në bazë të Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, VKM – së 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar si dhe shpalljes Nr. 88 Prot, datë 14.01.2022 për lëvizjen paralele dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive “Specialist në Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës”, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në institucionin e Këshillit të Qarkut Vlorë pas përfundimit të afatit për dorëzim dokumentacioni për procedurën e pranimit nga jashtë shërbimit civil, Ju bën me dije se: 

  • Për pozicionin “Specialist në Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës” në Këshillin e Qarkut Vlorë, kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit janë: Anri Ikonomi 

    Klaudio Grillo 

    Vlerësimi me shkrim do të zhvillohet më datë 24.02.2022, ora 11:00, kurse intervista e strukturuar me gojë do të kryhet më datë 25.02.2022, ora 11:00, në ambientet e institucionit të Këshillit të Qarkut Vlorë. 

  • ë bazë të Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, VKM – së Nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar si dhe rishpalljes Nr. 133 Prot, datë 25.01.2022 për lëvizjen paralele dhe ngritjen në detyrë në kategorinë e mesme drejtuese në shërbimin civil për pozicionin “Drejtor” në Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në institucionin e Këshillit të Qarkut Vlorë pas përfundimit të afatit për dorëzim dokumentacioni për procedurën e lëvizjes paralele, Ju bën me dije se: 

    • Për pozicionin e sipërcituar për procedurën e lëvizjes paralele nuk ka aplikuar asnjë kandidat.