Në zbatim të ligjit Nr.152/2013, të miratuar më datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, (i ndryshuar), VKM nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në Këshillin e Qarkut Kukës në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve për lëvizje paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurim, njofton se:
Nuk ka asnjë kandidat që plotëson kushtet për lëvizjen paralele për pozicionin – Drejtor drejtorie pranë Drejtorisë Financës, Juridike, MBNJ dhe Shërbimeve
Në zbatim të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, neni 22 dhe Vendimit Nr. 243 datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e proves dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në Këshillin e Qarkut Kukës në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve për lëvizje paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurim, njofton se:
Nuk ka asnjë kandidat që plotëson kushtet për lëvizjen paralele për pozicionin – Specialit për zbatimin e buxhetit dhe projektet