Në zbatim të nenit 21, të Kreut IV, të nenit 26, të Kreut V, të ligjit Nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe III, të Vendimit Nr.242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, shpall procedurën e pranimit në kategorinë e nivelit të ulët drejtues si më poshtë:
- 1 (një) vend në pozicionin Shef Sektori në sektorin e Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë Ekonomike dhe Burimeve Njerëzore, në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, kategoria e pagës III-1.
- 1 (një) vend në pozicionin Shef Sektori në sektorin ekonomik, në Drejtorinë Ekonomike dhe Burimeve Njerëzore, në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, kategoria e pagës III-1.
PËR MË TEPËR KLIKONI NË LINKUN BASHKËNGJITUR
3. Shpallje Shef Sektori B.Njerezore dhe Trajnimeve gusht 2023