Në zbatim të neneve 21, 22 dhe 25 të ligjit Nr.152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe VII të Vendimit, të Këshillit të Ministrave Nr. 243, datë 18/03/2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, të ndryshuar”, si dhe Urdhrit Nr.112, datë 24.05.2023 të Sekretarit të Përgjithshëm për “Hapjen e procedurës së pranimit të drejtpërdrejtë në kategorinë e nivelit ekzekutiv”, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, shpall procedurën për lëvizje paralele dhe pranim në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive për pozicionet;
- 1 (një) Specialist i IT-së (Teknologjisë së Informacionit), në Sektorin e TIK, Digjitalizimit dhe Statistikës, në Drejtorinë e Shërbimeve të Përgjithshme, në Këshillin e Lartë të Prokurorisë – Kategoria; III-b.
- 1 (një) Specialist i Protokollit, në Sektorin e Shërbimit për Protokollin dhe Arkivin, në Drejtorinë e Shërbimeve të Përgjithshme, në Këshillin e Lartë të Prokurorisë – Kategoria; III-b.
- 1 (një) Specialist Redaktor, në Sektorin e Dokumentimit të Seancave në Drejtorinë e Njësisë së Mbështetjes së Komisioneve, në Këshillin e Lartë të Prokurorisë – Kategoria; III-b.
- 1 (një) Specialist i Trajnimeve, në Sektorin e Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve në Drejtorinë Ekonomike dhe Burimeve Njerëzore, në Këshillin e Lartë të Prokurorisë – Kategoria; III-b.
PËR MË TEPËR KLIKONI NË LINKUN BASHKËNGJITUR Njoftim. (1)