Në zbatim të nenit 21, të Kreut IV, të nenit 26, të Kreut V, të ligjit Nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe III, të Vendimit Nr.242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, si dhe Urdhrit Nr.110 datë 24.05.2023 të Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për “Hapjen e procedurës së pranimit në kategorinë e nivelit të ulët dhe të mesëm drejtues”, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, shpall procedurën e pranimit në kategorinë e nivelit të ulët dhe të mesëm drejtues si më poshtë:
- 1 (një) Drejtor, në Drejtorinë Ekonomike dhe Burimeve Njerëzore, në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, kategoria e pagës II-b.
- 1 (një) Shef Sektori në Sektorin e Shërbimit për Protokollin dhe Arkivin, në Drejtorinë e Shërbimeve të Përgjithshme, në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, kategoria e pagës III-a.
- PËR MË TEPËR KLIKONI NË LINKUN BASHKËNGJITUR Njoftim.