KËSHILLI I LARTË I PROKURORISË, Rezultatet e verifikimit paraprak

Në zbatim të nenit 22, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të pikës 1 germa a, pika 2, pika 3, dhe 4, të Kreut IV, të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 243, datë 18.03.2015, “Për pranim, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të përgjithshme dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, për procedurën pranim në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive, ju njofton se, për pozicionin;

Ø Specialist Arkiva, në Sektorin e Administratës, në Drejtorinë e Shërbimeve të Mirëmbajtjes, në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, kategoria e pagës III-b, kandidatë të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është;

· Nertila Ibërshimi

Testimi me shkrim do të zhvillohet në datë 02.11.2021, ora 10:00, në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Adresa: Rruga “Ana Komnena”, Godina “Poli i Drejtësisë”, Tiranë.

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datë 03.11.2022 ora 10:00, në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Adresa: Rruga “Ana Komnena”, Godina “Poli i Drejtësisë”, Tiranë.