Në zbatim të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 25 dhe VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Kreu VII, pika nr.9, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurim, për 2(dy) vende në pozicionin Specialist i Marrëdhënieve me Publikun,, Median dhe Botimet, Drejtoria e Marrëdhënieve me Publikun, Median dhe Botimet, Departamenti i Shërbimeve Juridike, Integrimit Europian dhe Marrëdhënie me Jashtë (kategoria ekzekutive IV-1), pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju njoftojmë se;
Kandidati i kualifikuar për të vazhduar konkurimin sipas procedurës së lëvizjes paralele, është:
– Albana Sula
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet me datë 19.6.2025, ora 11.00 pranë ambjenteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.