Bazuar në ligjin nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 26 dhe VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, kreu III, pika 26, si dhe në përfundim të afatit të ankimimit pas verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve minimale dhe kërkesave të veçanta sipas procedurës së ngritjes në detyrë dhe pranimit në shërbim civil, të përcaktuara në shpalljen për konkurim, për 1 (një) vend, në pozicionin Drejtor i Drejtorisë IT dhe Menaxhimit të Çështjeve, (Kategoria e Mesme Drejtuese, II-b), në Departamentin e Administrimit të Gjykatave dhe Teknologjisë së Informacionit, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju njoftojmë se:
– Në përfundim të procedurës së ankimimit, kandidati i kualifikuar për të vazhduar konkurimin sipas procedurës së ngritjes në detyrë dhe të pranimit nga jashtë shërbimit civil, është:
1. Elda Isakaj,
– Testimi me shkrim, ku do të vlerësohen njohuritë në lidhje me bazën ligjore të shpallur në fazën e parë, do të zhvillohet më datë 21.10.2022, ora 12.30, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
– Në të njëjtën ditë, më datë 21.10.2022, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, pas zhvillimit të testimit me shkrim, do të zhvillohet intervista e strukturuar me gojë, ku do të vlerësohen njohuritë mbi; bazën ligjore të shpallur, aftësitë, kompetencat mbi përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 22 dhe VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, kreu II, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve minimale dhe kërkesave të veçanta për pranimin në shërbim civil, të përcaktuara në shpalljen për konkurim, ju njoftojmë se:
– 1 (një) vend, në pozicionin Specialist, Drejtoria e Investimeve dhe Planifikimit Strategjik (kategoria ekzekutive, III-b), në Departamentin e Programimit dhe Administrimit të Buxhetit, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Procedura e pranimit nga jashtë në shërbim civil, mbyllet pa kandidatë të kualifikuar.