Në zbatim të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 22, VKM nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar dhe Vendimit “Për caktimin e ditës së mërkurë, datë 25.05.2022, ditë pushimi”, miratuar në mbledhjen e datës 18.05.2022, të Këshillit të Ministrave, njoftojmë kandidatët e kualifikuar në përfundim të verifikimit paraprak, sipas procedurës për pranimin nga jashtë në shërbim civil, për 1 (një) vend, në pozicionin Specialist, Sektori i Administrimit Gjyqësor dhe Standardeve (kategoria ekzekutive, III-b), Drejtoria e Organizimit të Gjykatave dhe Standardeve, në Departamentin e Administrimit të Gjykatave dhe Teknologjisë së Informacionit, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, si më poshtë:
- Agelina Hristiç,
- Desara Avdulaj,
- Anjeza Bardulla,
-Testimi me shkrim ku do të vlerësohen njohuritë në lidhje me bazën ligjore të shpallur në fazën e parë, do të zhvillohet më datë 26.05.2022, ora 10.00, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
– Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët, për rezultatin e testimit me shkrim, për procesin e vlerësimit të jetëshkrimit dhe zhvillimit të intervistës së strukturuar me gojë, do të jetë nëpërmjet adresës së email të secilit kandidat.