KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR, VENDE TE LIRA PUNE

Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 26, VKM nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, kreu II dhe kreu III, Këshilli i Lartë Gjyqësor, njofton shpalljen e konkurrimit për vend të lirë pune në shërbimin civil, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë, për kategorinë e ulët drejtuese (të dy procedurat zhvillohen në të njëjtën kohë), si më poshtë:

  • – 1 (një) vend, në pozicionin Shef i Sektorit të Projekteve dhe Zhvillimit (Kategoria e Ulët Drejtuese, III-1), në Drejtoria IT dhe Menaxhimit të Çështjeve, Departamenti i Administrimit të Gjykatave dhe Teknologjisë së Informacionit, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.
  • – 1 (një) vend, në pozicionin Shef i Sektorit të Sigurisë së Informacionit, BCC dhe Back-up (Kategoria e Ulët Drejtuese, III-1), në Drejtoria IT dhe Menaxhimit të Çështjeve, Departamenti i Administrimit të Gjykatave dhe Teknologjisë së Informacionit, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.

 

Në zbatim të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, neni 22 dhe neni 25, si dhe VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Kreu II, III, IV dhe VII, Këshilli i Lartë Gjyqësor, njofton shpalljen e konkurimit për vend të lirë pune nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil, për kategorinë ekzekutive (të dy procedurat zhvillohen në të njëjtën kohë), si më poshtë:

  • – 1 (një) vend, në pozicionin Specialist i Financës, (kategoria ekzekutive, IV-1), në Drejtorinë e Programimit dhe Monitorimit të Buxhetit, në Departamentin e Programimit dhe Administrimit të Buxhetit, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.
  • – 1 (një) vend, në pozicionin Specialist i Statistikave dhe Arkivës Gjyqësore, (kategoria ekzekutive, IV-1) në Drejtorinë e Organizimit të Gjykatave dhe Standardeve, në Departamentin e Administrimit të Gjykatave dhe Teknologjisë së Informacionit, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.

 

PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: Njoftim per shpallje Spec i Statitistikave dhe Arkives gjyqesore, Njoftim per shpallje Spec. finance, 17 tetor 2025 Njoftim per shpallje, Shef i Sektorit të Sigurisë së Inf., 17 tetor 2025 Njoftim per shpallje, shef i Sektorit të projekteve dhe zhv., 17 tetor 2025