Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 26 dhe VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, kreu III, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve minimale dhe kërkesave të veçanta për ngritjen në detyrë dhe pranimin nga jashtë në shërbim civil, të përcaktuara në shpalljen për konkurim, ju njoftojmë se për:
– 1 (një) vend, në pozicionin Drejtor i Drejtorisë IT dhe Menaxhimit të Çështjeve, (Kategoria e Mesme Drejtuese, II-b), në Departamentin e Administrimit të Gjykatave dhe Teknologjisë së Informacionit, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Procedura e ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë në shërbim civil, mbyllet pa kandidatë të kualifikuar.