Këshilli i Lartë Gjyqësor, Shpallje fituesi.

Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 22 dhe VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, kreu II, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve minimale dhe kërkesave të veçanta për pranimin në shërbim civil, të përcaktuara në shpalljen për konkurim, për 1 (një) vend, në pozicionin Specialist, Sektori i Statistikave dhe Arkivës Gjyqësore (kategoria ekzekutive, III-b), në Drejtorinë e Organizimit të Gjykatave dhe Standardeve, në Departamentin e Administrimit të Gjykatave dhe Teknologjisë së Informacionit, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju njoftojmë se:

– Kandidati i kualifikuar për të vazhduar konkurimin sipas procedurës së pranimit në shërbim civil, është:

1. Pamela Senka,

-Testimi me shkrim, ku do të vlerësohen njohuritë në lidhje me bazën ligjore të shpallur në fazën e parë, do të zhvillohet më datë 14.11.2022, ora 09.30, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

– Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët, për rezultatin e testimit me shkrim, për procesin e vlerësimit të jetëshkrimit dhe zhvillimit të intervistës së strukturuar me gojë, do të jetë nëpërmjet adresës së email të secilit kandidat.

Në zbatim të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Kreu IV, pika 14, në përfundim të konkurrimit të hapur sipas procedurës së pranimit nga jashtë shërbimit civil, për 1 (një) vend, në pozicionin Specialist, Drejtoria e Investimeve dhe Planifikimit Strategjik (kategoria ekzekutive, III-b), në Departamentin e Programimit dhe Administrimit të Buxhetit, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju dërgojmë për publikim, listën fituese si më poshtë:

1. Loreta Xhikneli 73.40 pikë,