Këshilli i Lartë Gjyqësor Shpallje fituesi

Në zbatim të nenit 22  ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Kreu IV, pika 20, në përfundim të konkurrimit të hapur sipas procedurës së pranimit nga jashtë shërbimit civil, për 1 (një) vend, në pozicionin

Specialist i Oponencës Juridike dhe Përafrimit të Legjislacionit (kategoria ekzekutive, III-b), në Drejtorinë e Shërbimeve Juridike, në Departamentin e Shërbimeve Juridike dhe Marrëdhënieve me Jashtë, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor,

ju njoftojmë, se proçedura përfundon pa kandidatë të përzgjedhur fitues.

Në zbatim të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar, Kreu III, pika 36 dhe 39, në përfundim të konkurrimit të hapur sipas procedurës së ngritjes në detyrë dhe të pranimit nga jashtë shërbimit civil, për 1 (një) vend, në pozicionin

Drejtor i Drejtorisë së Marrëdhënieve me Publikun, me Jashtë dhe Botimet, (Kategoria e Mesme Drejtuese, II-b), në Departamentin e Shërbimeve Juridike, Marrëdhënieve me Jashtë, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor,

ju dërgojmë për publikim, listën fituese si më poshtë:

 

  1. Lorena Gerveni 20 pikë,