Këshilli i Lartë Gjyqësor Shpallje fituesi

Në zbatim të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar, Kreu III, pika 36 dhe 39, në përfundim të konkurrimit të hapur sipas procedurës së ngritjes në detyrë, për 1 (një) vend, në pozicionin Drejtor i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, në Departamentin e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Administrative, (Kategoria e Mesme Drejtuese, II-b), pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju dërgojmë për publikim, listën fituese si më poshtë:

 

  1. Etrita Petriti 40 pikë,
  2. Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 22 dhe VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, kreu II, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve minimale dhe kërkesave të veçanta për pranimin në shërbim civil, të përcaktuara në shpalljen për konkurim, për Specialist i Oponencës Juridike dhe Përafrimit të Legjislacionit (kategoria ekzekutive, III-b), në Drejtorinë e Shërbimeve Juridike, në Departamentin e Shërbimeve Juridike dhe Marrëdhënieve me Jashtë, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju njoftojmë se:

     

    -Kandidatët e kualifikuar për të vazhduar konkurimin sipas procedurës së ngritjes në detyrë, janë:

    1. Anjeza Koleka,
    2. Bujar Bardhoshi,
    3. Esmiralda Beka,
    4. Miljanda Bardhoshi,

     

    -Testimi me shkrim, ku do të vlerësohen njohuritë në lidhje me bazën ligjore të shpallur në fazën e parë, do të zhvillohet më datë 23.12.2021, ora 10.00, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

    – Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët, për rezultatin e testimit me shkrim, për proçesin e vlerësimit të jetëshkrimit dhe zhvillimit të intervistës së strukturuar me gojë, do të jetë nëpërmjet adresës së email të secilit kandidatit.