Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 25 dhe VKM nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, kreu VII, pika 9, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurim, për pozicionin Specialist, Sektori i Administrimit Gjyqësor dhe Standardeve (kategoria ekzekutive, IV-1), në Drejtorinë e Organizimit të Gjykatave dhe Standardeve, në Departamentin e Administrimit të Gjykatave dhe Teknologjisë së Informacionit, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju njoftojmë se:
-Kandidatët e kualifikuar për të vazhduar konkurimin sipas procedurës së lëvizjes paralele, janë:
– Dife Salliu,
– Kristi Petrela,
Intervista e strukturuar me gojë, do të zhvillohet më datë 23.10.2023, ora 11.00, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.