Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 22 dhe VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, kreu IV, pika 20, në përfundim të konkurrimit të hapur sipas procedurës së pranimit nga jashtë shërbimit civil, për 1 (një) vend, në pozicionin Specialist, Sektori i Administrimit të Prokurimeve (kategoria ekzekutive, III-b) në Drejtorinë e Shërbimeve Administrative, në Departamentin e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Administrative, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor,
ju njoftojmë, se procedura përfundon pa kandidatë të përzgjedhur fitues.
Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 22 dhe VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, kreu II, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve minimale dhe kërkesave të veçanta për pranimin në shërbim civil, të përcaktuara në shpalljen për konkurim, ju njoftojmë se:
– 1 (një) vend, në pozicionin Specialist, Sektori i Përgatitjes Dokumentacionit dhe Përfaqësimit në Gjykatë, (kategoria ekzekutive, III-b), në Drejtorinë e Shërbimeve Juridike, në Departamentin e Shërbimeve Juridike dhe Marrëdhënieve me Jashtë, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Procedura e pranimit nga jashtë në shërbim civil, mbyllet pa kandidatë të kualifikuar.